Barcelona arkivon një tjetër trofe në palmarësin e saj. Katalanasit fituan edhe sfidën ndaj Portos të vlefshme për Superkupën e Europës.
Ndeshja nisi më mirë për portugezët të cilët kontrolluan më shumë lojën dhe në disa raste rrezikuan seriozisht portën e Valdes. Me kalimin e minutave, Barcelona fiton terren dhe qarkullon më shumë topin.
Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, takimi zhbllokohet vetëm në minutën e 39, nga i zakonshmi, Lionel Mesi. Ky gol mbyll pjesën e parë të takimit.
Në minutat e para të pjesës së dytë, Porto përpiqet të reagojë, por përballë katalanasve, gjithcka është e vështirë. Minutat kalojnë dhe portugezët fillojnë të humbasin qetësinë. Në minutën e 86, Rolando ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha e lojës. Dy minuta më vonë Fabregas con në rrjetë një top të marrë nga Mesi. Në sekondat shtesë, për Porton ndëshkohet me të kuq edhe Guarin.
Ky ishte trofeu i katërt për Barcelonën në këtë sezon, pas trofeut të kampionatit spanjoll, Ligës së Kampioneve dhe Superkupës së Spanjës. Katalanasit janë në lojë edhe për një tjetër trofe, atë të Kupës së Botës për Klube.
Top Channel