10 vjet për të rindërtuar Libinë

26/08/2011 21:35

Do të duhen të paktën 10 vjet për rindërtimin e Libisë pas kaosit që ka përfshirë vendin për më shumë se 6 muaj.

Ky është afati kohor që ka bërë të ditur Komiteti Kombëtar i Tranzicionit.

“Do të duhet të paktën një 10 vjecar për të rindërtuar vendin, sidomos infrastrukturën të lënë pas dorë edhe para revolucionit”, tha kreu i grupit të stabilitetit të Komitetit, Ahmed Jehani.

Ndërkohë, luftimet në vend janë përqendruar në Sirte, vendlindjen e Gedafit. Forcat rebele thonë se do të duhen të paktën 3-4 ditë për të marrë nën kontroll edhe qendrën e fundit të kontrolluar nga besnikët e Gadafit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA