Personat pa shtetësi, OKB jep alarmin

25/08/2011 03:00

Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport të sajin tha alarmin për rritjen e numrit të personave pa shtetësi.

OKB thotë se mbi 12 milion persona në të gjithë botën nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë nga asnjë shtet dhe rrjedhimisht privohen nga të drejtat themelore të njeriut.

Ajo u bën thirrje të gjitha vendeve të ndihmojnë duke u dhënë shtetësi këtyre personave. Situata po përkeqësohet, thotë raporti i OKB-së, e si pasojë prindër pa shtetësi po lindin fëmijë pa shtetësi.

Për shkak të mungesës së shtetësisë, personat mund të mos gëzojnë të drejtën e pronësisë, hapjen e një llogarie bankare, të drejtën për të patur një lidhje martesore të ligjshme, apo të regjistrimit të ditëlindjes së fëmijëve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA