Libi, merren peng 4 gazetarë italianë

25/08/2011 01:20

Katër gazetarë italianë janë rrëmbyer nga persona të armatosur në rrugët lidhëse mes Zauaijas dhe Tripolit në Libi.

Gazetarët, dy punonjës për llogari të “Corriere della Sera”, një për “Avvenire” dhe tjetri për “La Stampa”, janë zhveshur e më pas u janë dorëzuar forcave besnike të Gedafit.

Sic pohojnë mediat italiane, ata mbahen të mbyllur në një shtëpi në një fshat.

Ministria e Jashtme italiane njoftoi se që të katër gazetarët janë mirë dhe se po punohet me të gjitha mjetet e energjitë për lirimin e tyre.

Pengmarrjen e gazetarëve e dënoi edhe Bashkimi Europian që me anë të një deklarate kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre si dhe Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA