Gedafi shpëton sërish

25/08/2011 23:00

Dështoi edhe një tjetër përpjekje e kryengritësve në Libi për të gjetur Muamar Gadafin.

Ata arritën të marrin një bastion të besnikëve të kolonelit në lagjen Abu Salim, por nuk gjetën atje asnjë gjurmë të tij.

Rebelët u ndihmuan nga avionët e NATO-s për të marrë fortesën, të cilët e bombarduan më parë vendin ku mendohej se ishte rrethuar koloneli.

Ndërkaq Muamar Gadafi nëpërmjet një tjetër mesazhi audio u bëri thirrje mbështetësve të tij të bashkohen e të luftojnë tradhëtarët dhe pushtuesit e huaj.

“Libia është e libianëve. Nuk është as e Francës, as e Sarkozisë, as e Italisë dhe aq më pak e kolonialistëve”, thotë Gedafi në mesazhin e tij audio. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA