Koloneli Muammar Gaddafi u ka bërë thirrje fiseve tribale që të ngrihen për të dëbuar nga vendi ata që ai i ka quajtur “agjentët e huaj”.
Apelin e tij, lideri libian e ka bërë përmes një mesazhi audio të transmetuar nga një stacion televiziv, besnik ndaj regjimit të tij.
Ndërkohë, në qendër të Tripolit po zhvillohen luftime të ashpra ndërmjet rebelëve dhe forcave të Gaddafi-t, i cili ka deklaruar se do të rezistojë deri në fund.
Pak më parë rebelët njoftuan se kanë rrethuar një ndërtesë jo larg kompleksit-bunker të kolonelit, ku mendohet se fshihet ai bashkë me djemtë e tij.
Ndërkohë, kanali televiziv Skynews ka transmetuar disa pamje që tregojnë ngritjen e një kolone tymi në Tripoli.
Sipas organit mediatik, ky është rezultati i një bombardimi që avionët e NATO-s kanë kryer në lagjen Abu Salim, pikërisht ku mendohet se fshihet lideri.
Top Channel