Bayern Munchen, Olic dëmtohet sërish
25/08/2011 14:15
Ivica Olic, sulmuesi i Bayern Munchen, detyrohet të qëndrojë sërish pa luajtur futboll për rreth 2 muaj.
Kroati sapo ishte rekuperuar nga një dëmtim që e kishte mbajtur larg fushave për 8 muaj dhe tashmë do t’i duhet të kalojë një dëmtim tjetër.
Olic ishte rikthyer në ndeshjen e Bayern ndaj Hamburgut në fundjavën e kaluar, ndeshje në të cilën shënoi edhe një gol.
“Ky është një nga momentet më të këqia të karrierës, por jeta e futbollistit i ka këto gjëra dhe më duhet ta pranoj”, u shpreh sulmuesi.
Top Channel