SHBA, tërmet në brigjet lindore

24/08/2011 11:45

Një tërmet prej 5.8 ballësh tronditi, te marten, pjese të brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara.

Në Uashington, autoritetet evakuuan ndërtesën e Kongresit, Pentagonin apo godina të tjera federale, përfshirë edhe zyrat qendrore të “Zërit te Amerikës”, qe ndaloi perkohesisht transmetimet. Instituti Sizmiologjik ne SHBA tha se termeti e kishte epiqendrën në afersi të qytetit Mineral, në Virxhinia ose 135 kilometra në jugperëndim të Uashingtonit.

Lekundja sizmike u cilesua si e dyta me e forte, në Virxhinia që prej vitit 1897. Lekundjet u ndjene deri ne Boston edhe Marta Vinjard, te Masacusetsit ku ndodhet per pushime presidenti amerikan, Barak Obama. Apo ne perendim deri në Pittsburg, Pensilvani dhe në jug deri në Atlanta, Xhorxhia. Zyrtarët federal shpjeguan se dy reaktorët bërthamor në kontenë Luisa të Virxhinias u fikën automatikisht nga sistemet e sigurisë.

Tërmeti rrezikon “Fukushiman”

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter që goditi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara shkaktoi edhe ndërprerjen e energjisë elektrike për disa minuta në centralin bërthamor të North Anna.

Sic njoftoi agjencia bërthamore amerikane, NCR tërmeti ndërpreu energjinë në disa zona të centralit, por menjëherë më pas u ndez burim alternative i energjisë duke bërë që ftohësti të ishin jashtë funksionit vetëm për pak kohë.

Mungesa e energjisë elektrike ishte ajo që shkaktoi rrjedhjen e lëndëve bërthamore në Fukushima pas tsunamit të 11 marsit në Japoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA