Libia, Cavez akuzon SHBA dhe NATO

24/08/2011 00:20

Përvec betejës personale me kancerin, Hugo Chavez vijon edhe atë diplomatike kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore.

Presidenti venezuelian i quajti agresion sulmet e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Gedafit në Libi dhe siguroi se i njëjti skenar s’mund të ndodhë edhe me Venezuelën.

“Ju siguroj se formula Cavez baraz me Gedafin, Venezuela baraz me Libinë nuk do të funksionojë. Të shkatërroj të drejtën ndërkombëtare do të thotë të kthesh njerëzimin në epokën e gurit. Padyshim jemi para një cmendurie imperialiste. Solidaritet me popullin libian të plagosur nga bombardimet”, komentoi Cavez ngjarjet më të fundit në Libi.

Cavez, që nga nisja e protestave anti-Gedafit, e sidomos pas nisjes së bombardimeve prej NATO-s, doli hapur në mbrojtje të kolonelit libian, që po numëron orët e fundit në krye të Libisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA