Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, organi më i lartë vendimmarrës në krahun e rebelëve në Libi, njoftoi se brenda 48 orëve do të shpërngulë zyrat e tij në Tripoli.
Lajmi u njoftua për Al Jazeera nga një zëdhënës i Këshillit i cili tha se pas marrjes së bunkerit të Gedafit gjithcka është e lirë tashmë.
Këshilli i Tranzicionit ka organizuar qendrën e tij në Bengazi, qyteti i dytë më i madh i Libisë pas Tripolit dhe që u shndërruar shpejt në epiqendrën e protestave kundër kolonel Gedafit.
Ndërkohë, besnikët e Gedafit, duke dashur të frikësojnë drejtuesit e këtij Këshilli thanë se asnjë prej lidërve të rebelëve nuk do të jetë i qetë në Tripoli.
Ndërkohë, raportohen luftime të ashpra mes rebelëve dhe forcave besnike të Gedafit për kontrollin e qytetit të Sabhas.
Top Channel