Udhëheqës botërorë janë duke reaguar në mundësinë e pushtimi të Tripolit
nga kryengritësit, dhe se së shpejti mund të marrë fund regjimi i
Muhamer Gadafit.
Presidenti rus Dmitri Medvedev, tha se Moska do të marrë në konsideratë vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me kryengritësit në qoftë se ata dalin si një forcë e mbështetur nga populli.
“Në qoftë se kryengritësit kanë forcën dhe mundësinë për të bashkuar vendin në një bazë të re demokratike, ne me siguri do të marrim në konsideratë vendosjen e marrëdhënieve të përshtatshme me ta”, ka thënë Medvedev.
Kurse zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Ma Zhaoxu, tha se Pekini shpreson për një tranzicion të qetë të pushtetit politik në Libi.
Kreu i kryengritësve Mahmud Xhibrili, po qëndron sot në Francë, për t’u takuar me presidentin Nikolas Sarkozi dhe për të diskutuar për perspektivat e një tranzicioni politik pas epokës se Gadafit.
Top Channel