KS, të tjera sanksione ndaj Sirisë
24/08/2011 01:45
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me kërkesë të vendeve perëndimore ndërmori sanksione ndaj 20 zyrtarëve dhe biznesmenëve sirianë, të akuzuar si përgjegjës për vrasjen e civilëve gjatë protestave anti-qeveritare.
Në listë është edhe emri i presidentit Bashat al-Assad dhe bashkë me të edhe 4 kompani siriane që dyshohet se janë përfshirë direkt dhe indirekt në vrasjen e civilëve në Siri.
Burime nga OKB thanë se sanksionet e përgatitura nga Britania, Franca, Gjermania dhe Portugalia nuk kërkon ndjekje penale nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare për këta persona.
Top Channel