Barcelona, dëmtohet Gerard Pique

24/08/2011 12:00

Barcelona nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Gerard Pique për Superkupën e Europës ndaj Portos, ndeshje që do të zhvillohet të premten.

Futbollisti spanjoll është dëmtuar në seancën e djeshme stërvitore në pulpën e këmbës së majtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 3 javë.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi katalanas duke lënë të kuptohet se Pique përveç ndeshjes ndaj Portos në Monako, nuk do të luajë as dy ndeshjet e radhës me përfaqësuesen spanjolle: miqësoren ndaj Kilit më 2 shtator dhe ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012 ndaj Lihtenshtejnit më 6 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA