Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Stros Khan, i akuzuar për krime seskuale nga një kamariere e një hoteli në Nju Jork, u shpall i pafajshëm.
Prokurorët e cështjes kërkuan tërheqjen e akuzave për shkak se nuk janë të bindur në fajësinë e tij dhe se denoncimi i bërë ishte krejtësisht një trillim.
Stros Khan pritet të lërë Nju Jorkun dhe të kthehet në Francë për të vendosur nëse do të hyjë apo jo në garën presidenciale përballë Nikolas Sarkozisë.
Por në sondazhet e zhvilluara 2/3 e francezëve shprehen kundër kandidimit të tij për president pas dëmit të imazhit që iu krijua prej skandalit.
Stros Khan shihej si një prej kandidatëve më potentë të socialistëve francezë përballë Sarkozisë dhe politikanët në Francë u shprehën entuziastë për lirimin e tij, por hodhën dyshime nëse do të rekuperojë imazhin që kishte në vend para skandalit.
Top Channel