OKB: Asad nuk mbajti premtimet
23/08/2011 04:30
Kombet e Bashkuara shprehen të zhgënjyera pasi sipas tyre, presidenti sirian, Bashar al Assad nuk mbajti premtimet e tij për të ndalur raprezaljet ndaj civilëve që protestojnë duke kërkuar largimin e tij.
“Është shqetësuese që presidenti sirian, Bashar al Asad nuk e mbajti premtimin e tij. Sinqerisht shpresoj që ai të dëgjojë thirrjet e komunitetit ndërkombëtarë e të ndalojë vrasjen e civilëve”, tha në një intervistë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.
Pak ditë më parë, kur nisi vizitën në Siri delegacioni i OKB-së për të verifikuar nevojat humanitare, presidenti sirian, Assad deklaroi se ushtria ka ndaluar të gjitha operacionet kundër protestuesve anti-qeveritarë.
Top Channel