Pikërisht ndërsa është sulmuar bunkeri i tij, Muammar Ghaddafi kthehet të flasë.
I telefonuar nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të shahut, rusi Kirsan Ilyumzhinovha, ai ka shpjeguar se është në Tripoli: “Do të luftoj deri në fund”.
Ndërkohë beteja e Tripolit vazhdon. Pas përleshjeve të ashpra, rebelët kanë marrë në zotërim vendstrehimin e Bab al Aziziya dhe kanë hyrë në rezidencën e Ghaddafi.
Sulmi ka filluar nga hyrja perëndimore. Një betejë e ashpër. Edhe pse NATO ka ndërhyrë me bombardime. Por tani rebelët po festojnë me të shtëna në ajër. Pikërisht në bunker ku mendohej se ishte Muammar Ghaddafi, ka tunele të gjatë deri në 30 kilometër që e lidhin me detin. Kështu që përleshjet mund të vazhdojnë edhe në brendësi.
Top Channel