Libi, NATO: Kurrë trupa në terren
23/08/2011 17:50
Ambasadorët e vendeve të NATO-s janë mbledhur sot pasdite në Këshillin Atlantik ku do të vlerësohet, ndër të tjera, “roli i NATO-s teksa operacionet ushtarake do të mbarojnë”.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aleancës Atlantike, Oana Lungescu, gjatë një konferencë për shtyp.
Ajo ka saktësuar se “në çdo rast NATO nuk ka dhe nuk do të ketë në të ardhmen trupa në terren”.
Top Channel