Ndërsa beteja për Tripolin vazhdon dhe kryengritësit kanë arritur të futen në komandën dhe në bunkerin e kolonelit Muhamar Gaddafi, rebelët deklaruan se morën nën kontroll qytetin e dytë më të rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike, Ras Lanuf.

Sipas burimeve nga shtabi i kryengritjes në Bengazi, trupat besnike të kolonel Gadafit u tërhoqën në drejtim të vendlindjes së tij, Sirte.
“Morem Ras Lanufin dhe po avancojmë drejt Luginës së Kuqe”, deklaroi zëdhënësi i kryengritësve Mohamed Zauaui, duke shtuar se ky rajon shtrihet në drejtim të Sirtes.
Zëdhënësi shtoi se gjatë marrjes nën kontrol të Ras Lanufit nuk u shënuan dëme në rafineritë e naftës që ndodhen aty, ndërsa shtoi se dje në Brega, e cila u mor nga forcat kryengritëse, shpërtheu një zjarr në një depozitë nafte, por rebelët arritën ta shuajnë.
Ndërkaq nuk ka ende njoftime se ku ndodhet kolonel Gadafi, i cili nuk ishte në bunkerin e tij në kohën kur kryengritësit hynë atje.
Top Channel