Gadafi përdor raketat Scud

23/08/2011 02:35

Vertetohet përdorimi i raketave Scud nga ana e regjimit të Gedafit në përleshjet me rebelët.

Sic njoftoi NATO, tre raketa të këtij lloji janë nisur nga qyteti i Sirtes në drejtim të Misuratës, një ndër fortast fillestare të rebelëve anti-qeveritarë.

Raketat, njoftoi Aleanca, ranë që të gjitha në det dhe nuk shkaktuan as viktima dhe as dëme materiale. Më herët Pentagoni njoftoi se një avion i NATO-s lokalizoi dhe shkatërroi një raketë të tillë.

Fuqia e raketave Scud është tepër e madhe dhe përdorimi i tyre ndaj civilë është i ndaluar. Një raketë e tillë, është e aftë të rrëzojë një pallat.

Top Channel