Biden në Japoni, takim me krerët
23/08/2011 10:20
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka arritur sot në
Japoni për të treguar mbështetjen e SHBA-ve për të dalë nga kriza që u
shkaktua nga cunami.
Biden do të vizitojë zonat e prekura bregdetare në veri-perëndim të Japonisë dhe do të mbajë një fjalim në Sendai.
Kryeministri japonez Naoto Kan, ka falenderuar SHBA-në për përkrahjen që ka dhënë pas katastrofës së 11 marsit.
Në kuadër të turneut të tij aziatik, Biden vizitoi edhe Kinë dhe Mongolinë.
Top Channel