Ban Ki Mun kritikon presidentin sirian
23/08/2011 08:40
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun, ka kritikuar
presidentin sirian Bashar al Assad për vazhdimin e goditjeve
vdekjeprurëse ushtarake.
Ban, tha se Assad i kishte premtuar atij në një bisedë me telefon që të gjitha operacionet ushtarake dhe të sigurisë do të përfundojnë.
Sekretari i përgjithshëm, tha se shumë personalitete botërore kanë kërkuar që Assad t’i jap fund dhunës.
Ban keto komente i bëri në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së ,që ka mbajtur një sesion urgjent për Siri.
Në një fjalim në seancën, Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut tha se më shumë se 2,200 vetë për rreth pesë muaj janë vrarë nga forcat siriane.
Top Channel