Venezuelë, të gjithë “qeros†për Chavez
22/08/2011 19:55
Qindra të rinj janë qethur zero për solidaritet me presidentin venezuelian, Hugo Chavez, që ka humbur flokët për shkak të kemioterapisë që i është nënshtruar për kancerin që e ka goditur.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një ceremonie në grup në të cilën, përveç kreut të shtetit, ishin prezent edhe besimtarë katolikë dhe ungjillorë.
Në përfundim të ceremonisë, Chavez ka deklaruar se nuk ndihej më i sëmurë, por në kovaleshencë”.
Pas pak ditësh ai mund t’i nënshtrohet një cikli të tretë kemioterapie.
Top Channel