Presidenti sirian, Bashar Al Assad tha se qeveria e tij nuk rrezikon të
rrëzohet, pavarësisht protestave që zgjasin prej muajsh. Në një
intervistë për televizionin shteteror, ai tha se zgjidhja ne Siri është
politike, dhe se dhuna duhet të ndëshkohet nga forcat e sigurisë.
“Ka vetëm një zgjidhje politike. Madje edhe vendet qe zhvillojne nje lufte me armiqte e tyre, e bëjnë këtë për një qellim politik jo ushtarak”, tha Al Assad.
Assad paralajmeroi se cdo ndërhyrje ushtarake do t’i kthehet mbrapsht atyre që e ndërmarrin. “Cdo veprim kunder Sirise do te kete pasoja me te medha nga cfare mund te tolerojne ata. Se pari si pasoje e vendndodhjes gjeo-politike te Sirise dhe se dyti për potencialet e saj”. Ai garantoi se po ndermerren hapa për një sistemi shumë-partiak dhe zgjedhjet do të zhvillohen në muajin shkurt.
“Nuk ka ndonje afat të afërt këtë javë. Ditët e ardhshme deri të enjten, sa i takon ligjit të partive politike, do të ngreme komitetin, qe do te pranoje propozimet e partive politike. Ky komitetit perbehet nga kryetari, qe do te jete ministri i Brendshem dhe tre figura te tjera të pavarura”, tha Assad.
Me heret nje ekip i Organizates së Kombeve të Bashkuara mberriti në Siri për të vleresuar nevojat humanitare, në kohën kur ofensiva dhe shtypja e protestave vazhdon ende. Të premten, të pakten 40 persona u vranë në të gjithë vendin.Shtetet e Bashkuara dhe disa vende europiane i bënë thirrje Assadit të japë doreheqjen. Per autoritetet ofensiva ka si objektiv “bandat e armatosura” te perhapura ne te gjithe vendin.
Assad iu kunderpergjij duke se thene se eshte presidenti amerikan dhe udheheqesit perendimore qe duhet te japin doreheqjen pas gjakderdhjeve ne Afganistan, Irak dhe Libi. Protestat në Siri kanë nisur prej mesit të muajit Mars. Kërkesa parësore e protestuesve është largimi nga pushteti i Assadit, familja e të cilit mban pushtetin prej 40 vjetësh.
Top Channel