Gwyneth Paltrow është një aktore që ka marrë cmimin Oscar, autore e një
libri për kuzhinën,bashkëshortja e një rock star-i si Chris Martin, por
tani mund t’i shtojë trofeve të saj edhe faktin e shpëtimit të jetës së
një njeriu në tragjedinë e 11 shtatorit në New York.
Po po, kjo që do t’ju tregojmë është e vërtetë. Zonja Lara Lundstrom Clarke tregon se mëngjesin e asaj dite të zezë po nisej në punë për të shkuar drejt metrosë, kur një makinë i vjen me shpejtësi, frenon fort dhe për pak e shtyp. Carke nuk pësoi asgjë, vetëm se iu deshën disa minuta të merrte veten. Në drejtimin e makinës, ishte pikërisht ajo: Gwyneth Paltrow. Gruaja u vonua disa minuta dhe nuk arriti të merrte në kohë metronë. Nuk kaloi shumë dhe pa tymin që dilte nga Kullat Binjake. Pikërisht vonesa nga aksidenti, i shpëtoi jetën kësaj gruaje dhe në një mënyrë apo një tjetër fati i erdhi pikërisht prej Gwyneth.
Atë ditë shumë prej kolegëve të saj humbën jetën nën rrënojat e gratacielave më të famshme të Manhattan-it.
Top Channel