
Udhëheqësit perendimorë mirëpriten avancimin e kryengritesve në Tripoli dhe i kerkuan Muamar Gadafit te jape doreheqjen.
Presidenti amerikan, Barak Obama foli per “grahmat e fundit te rregjimit dhe i kerkoi atij te largohej, per te shmangur nje tjeter gjakderdhjeâ€. Permes nje deklarate te shkruar, ndersa po pushon ne Marta Vinjard, ai tha se Gadafi duhet te pranoje se nuk e kontrollon me Libine dhe duhet te heqe dore nga pushteti.
“Rruga më e sigurt që gjakderdhja të ndalojë është e thjeshtë. Muamar Gadafi dhe rregjimi i tij duhet të pranojë se rregjimit i ka ardhur fundi. Gadafi duhet të pranojë realitetin se ai nuk e kontrollon më Libinë. Ai duhet ta dorëzojë pushtetin njeherë e mirë. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara njohin Këshillin Kombëtar të Tranzicionit si autoritetin legjitim qeverisës në Libiâ€, tha Obama.
Dhjetera persona u mblodhen jashte Shtepise se Bardhe ne Uashington per te festuar, pas lajmit se kryengritesit hyne ne zemren e Tripolit.
Kryeministri britanik David Kameron tha se Gedafi ka kryer krime të frikshme kundër popullit libian dhe ai duhet të shmangë cdo vuajtje tjetër për njerezit e tij.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se rregjimi i Gadafit po shembet.
“Populli libian ka vuajtur tmerrësisht nën rregjimin e Gadafit, gjatë katër dekadave. Tani, ata kanë shansin për një fillim të ri. Tani është koha që të ndalojnë të gjithë kërcënimet kundër civilëve, sic kërkoi edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Eshte koha te krijojme nje Libi te Re, një shtet të mbështetur në liri dhe jo frikë, demokraci dhe jo diktaturë, në vullnetin e shumicës dhe jo tekat e disave. Tranzicioni duhet te jetë paqësor dhe duhet të ndodhë tani—, tha Rasmusen.
Ministri i Jashtem italian, Franko Fratini i sygjeron liderit libian te dorezohet sepse nuk i ka mbetur asnje alternative tjeter.
“E vetmja rrugë që Gadafi duhet të ndjekë është të dorëzohet. Rregjimi duhet të përcaktojë dy figura autoritare qe janë të papërlyer me gjak, për t’iu bashkuar tranzicionitâ€, tha Fratini.
Presidenti francez Nikola Sarkozi i kerkoi Gadafit te heqe dore nga ai pak pushtet qe i ka mbetur.
“Ndërsa rezultati nuk vihet më gjatë në dyshim, presidenti i Republikës i kërkon Gedafit t’i kurseje popullit vuajtjet e kota duke hequr dorë pa vonësë, nga ai pak pushtet që i ka mbetur—, tha Sarkozy.
Ministri i Jashtem gjerman, Guido Vestervele i kerkoi Gadafit te ike.
Kryeministrja e Australise, Xhulia Gilard tha se Koloneli duhet te perballet me akuzat nderkombetare te ngritura kunder tij.
“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kolonelit Gadafi të dalë nga rruga dhe besojmë se ai duhet të përballet me akuzat ndërkombëtare që janë ngritur kundër tij. Ne si vend do të vazhdojmë të përkrahim popullin e Libisë, në atë që ne duam të shohim; një udhëtim drejt paqes dhe demokracisëâ€, tha Gilard.
Zedhenesi i Hamas-it Sami Abu Zuhri mirepriti hyrjen e kryengritesve ne Tripoli dhe i pershendeti per fitoren.
“Ne shpresojmë se ky përfaqëson një pikë kthesë në historinë e Libisë, drejt progresit dhe begatisë duke vënë në zbatim vullnetin e popullit libian”, tha zëdhënësi.
Top Channel