Libia, Obama: Beteja s’ka mbaruar

22/08/2011 22:15

Presidenti amerikan, Barak Obama paralajmeroi kryengritësit libianë se lufta e tyre ende nuk ka mbaruar dhe theksoi se Gadafi e ka akoma mundësinë që të pengojë një tjetër gjakderdhje, duke dorëzuar qartazi pushtetin dhe duke u bërë thirrje forcave të tij që vazhdojnë të luftojnë që të dorëzojnë armët.

“Situata vazhdon të jetë e brishtë. Ekziston një nivel pasigurie dhe ekzistojnë ende elementë të regjimit që përbëjnë kërcënim”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai shtoi se “ndërkaq është e qartë se regjimi i Gadafit po shkon drejt fundit të tij dhe e ardhmja e Libisë është tashmë në duart e popullit të saj.

Duke ju referuar periudhës post Gadafi, presidenti Obama nga Masacusetsi, deklaroi se Uashingtoni do të jetë një mik dhe partner i Libisë së ardhshme.

Në fund presidenti Obama deklaroi se kishte folur me herët me kryeministrin britanik David Kameron për Libinë dhe se drejtësia në këtë vend nuk do të vijë nëpërmjet hakmarrjes dhe dhunës dhe u bëri thirrje kryengritësve të realizojnë një tranzicion që do të bashkojë të gjitha palët për të krijuar një Libi demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA