Libia, Cameron: Gaddafi po ikën

22/08/2011 20:35

Pas mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të Sigurisë ai tha se “regjimi i Gadafit është duke u shkërmoqur dhe në tërheqje të plotë”.

Ai përsëritit se misioni i NATO-s për mbrojtjen e civilëve do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e domosdoshme dhe bëri thirrje për një tranzicion demokratik dhe përfshirës në Libi.

46 operacione nga ajri janë kryer nga NATO vetëm gjatë ditës së djeshme.

“Padyshim që do të ketë ditë të vështira përpara, – tha Cameron, – por populli libian ishte më pranë realizimit të ëndrrës së tij për një të ardhme më të mirë”.

David Cameron ka qenë një ndër udhëheqësit kryesorë botërorë bashkë me presidentin francez Sarkozi dhe atë amerikan Obama, në krye të përpjekjeve ndërkombëtare diplomatike dhe ushtarake për të ushtruar presison ndaj Gadafit për t’i dhënë fund represionit ndaj civilëve në Libi.

Kryeministri britanik vlerësoi pilotët dhe ushtarakët britanikë për trimërinë dhe profesionalizmin e madh në këtë konflikit ushtarak.

Britania deri më tani ka shpenzuar 260 milionë stërlina për konfliktin dhe ka 20 milionë të tjera mënjanë për të ndihmuar vendin me largimin e Gadafit pas 42 vjetësh në pushtet Britania ka hartuar një plan kontigjent prej pesë pikash pas konfliktit dhe kanë hartuar një manual instruksioni për udhëheqësit opozitës se si të drejtojnë vendin pas mbarimit të tij.

Një elementët kryesorë është se zyrtarët britanikë duhet të ndihmojnë në organizimin e një marrëveshje politike mes këshillit kalimtar dhe mbeturinave të regjimit të Gafadit.

David Cameron sot deklaroi se nuk ka konfirmim të vend ndodhjes se Muamar Gadafit, por të paktën dy nga djemtë e tij janë arrestuar.

Ndërkohë çmimi i naftës në tregjet botërore ka rënë sot me 3 dollarë në pritje të rifillimit të nxjerrjes së naftës në Libi, që deri për para konflkitit nxirrte 1.6 milionë fuçi nafte në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA