Presidenti Barak Obama paralajmëroi kryengritësit libianë se lufta e tyre ende nuk ka mbaruar dhe theksoi se Gheddafi e ka akoma mundësinë që të pengojë një tjetër gjakderdhje, duke dorëzuar qartazi pushtetin dhe duke u bërë thirrje forcave të tij që vazhdojnë të luftojnë që të doreëojnë armët.
Situata vazhdon të jetë e brishtë. Ekziston një nivel pasigurie dhe ekzistojnë ende elementë të regjimit që përbëjnë kërcënim, deklaroi presidenti amerikan.
Ai shtoi se “ndërkaq është e qartë se regjimi i Gheddafi po shkon drejt fundit të tij dhe e ardhmja e Libisë është tashmë në duart e popullit të saj.
Duke ju referuar periudhës post Gheddafi, presidenti Obama nga Masachusetsi, deklaroi se Ëashingtoni do të jetë një mik dhe partner i Libisë së ardhshme.
Në fund presidenti Obama deklaroi se kishte folur më herët me kryeministrin britanik David Cameron për Libinë dhe se drejtësia në këtë vend nuk do të vijë nëpërmjet hakmarrjes dhe dhunës dhe u bëri thirrje kryengritësve të realizojnë një tranzicion që do të bashkojë të gjitha palët për të krijuar një Libi demokratike.
Top Channel