Kronologjia e konfliktit libian

22/08/2011 15:00

Kundërshtarët e udheheqesit të Libisë, Muamar Gadafi hynë në Tripoli pas
gjashtë muajsh betejash të ashpra, për të vënë nën kontroll vendin.

Pse nisi?

Muamar Gadafi, lideri 69 vjec e drejtoi Libinë me grusht të fortë qëkur mori pushtetin në vitin 1969. Studentët ishin të detyruar të studionin teoritë e tij politike, të shkruara në Librin e Gjelbër, nje dokument me 82 flete, nje perzierje e ideologjise se ish-udhëheqesit kinez, Mao CeTung dhe asaj Marksit dhe Engelsit.

Partitë politike nuk lejoheshin, kritikët burgoseshin, torturoheshin në disa raste edhe ekzekutoheshin. Tunizia dhe Egjipti frymezuan protestuesit që kërkuan ndryshime në vend. Qeveria nisi te perdore forcen kunder tyre ne Tripoli dhe me pas te zhvendoset ne Bengazi, qyteti i cilesuar si fortesa e kryengritesjes.

Pse ndërhynë ndërkombëtarë?

U mendua se një sulm kundër Bengazit, një qyteti me nje milionë banorë do të ishte i pamëshirshëm. Liga Arabe- duke iu referuar ngjarjeve i kerkoi Keshillit te Sigurimit te nderhyrje ne mbrojtje te civileve. Ne mars, u miratua rezoluta 1973 qe autorizonte te gjithe masat e nevojshme, pervec trupave ne terren, per te vendosur zonen e ndalim-fluturimit dhe per te mbrojtur civilet.

A mbështeti NATO kryengritësit?

Zyrtaret e NATO-s hodhën poshte se ata po veprojne si nje forcë opozitare apo se kishin kontakte me ta. Megjithate gazetaret qe leviznin me kryengritesit thane se pozicionet e besnikeve te Gadafit jane bombarduar, per t’u hapur rrugen kryengritesve.

Franca pranoi se i ka dhene atyre arme, ndersa vende te tjere garantuan mbeshtetje logjistike dhe trajnuan kryengritesit, pjesa me e madhe e te cileve civile. Si udheheqesit Perendimore dhe ata Arabe e thane hapur qe Gedafi duhet te ike.

Përse u desh kaq kohë?

U deshen pese muaj pas sulmeve ajrore te NATO-s, qe kryengritesit te hynin ne Tripoli. Besniket e Kolonelit kishin armatime te renda, ndersa kryengritesit ishin kryesisht civilesh qe mezi kishin mundur te siguronin disa arme, si AK 47. U desh pak kohe qe fushata e bombardimeve te reduktonte avantazhin ushtarak dhe kryengritesit te organizoheshin me mire.

Cfarë vjen më pas?

Detyra e parë është të gjendet Kolonel Gadafi, i akuzuar për krime kundër njerezimit, nga Gjykata Penale Ndërkombetare. Derisa i te kapet, besniket mund te perdorin taktika guerrilase per te destabilizuar perpjekjen e kryengritesve per të marre pushtetin. Keshilli Kombetar i Tranzicionit perfshin grupe te ndryshme, qe mund te konfliktojne mes tyre. Duke menduar, se ata do te formojne nje qeveri te qendrueshme, u duhet te perpiqen te permiresojne jeten e libianeve te thjeshte dhe te shmangin zhgenjimit pas revolucionit, sic ndodhi ne Egjipt dhe Tunizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA