Bien aksionet evropiane
22/08/2011 10:40
Aksionet në tregjet evropiane kanë vazhduar të bien, duke iu afruar nivelit të vlerës më të ulët në dy vjetët e fundit.
Indeksi i aksioneve më të forta evropiane FTSEurofist ka rënë në mëngjes për 0.4 për qind, pasi të premten që shkoi ka humbur 1.7 për qind të vlerës.
I njëjti ka rënë pothuajse për 16 për qind që nga fillimi i muajit, çfarë është rënia më e madhe mujore që nga viti 1999, kur edhe është themeluar.
Aksionet e kompanive të automjeteve janë në mesin e atyre atë që kanë shënuar humbjet më të mëdha.
Indeksi i përgjithshëm i prodhuesve evropianë të makinave, këtë mëngjes, ka humbur 1.4 për qind të vlerës, ndërsa prodhuesi i makinave luksoze “BMW” ka rënë me 3.1 për qind.
Top Channel