Valë e re të nxehti në Itali
21/08/2011 14:35
“Sa keq nëse i mbaruat pushimet, tani nis vera”. Në të vërtetë, çfarë u shkruajt në mediat italiane s’ishte veçse paralajmërimi i rradhës për një valë të nxehti që do të përfshijë vendin, përfshirë, Romën, Torinon dhe Bolonjën.
Por pavarësisht temperaturave që po i kalojnë të 35 gradët, vendasit dhe turistët kanë strategjitë e tyre për t’i ballë; shumë ujë, akullore dhe vizita në muze.
Kjo valë të nxehti pritet të zgjasë deri në fund të muajit.
Top Channel