Tensione Egjipt-Izrael

21/08/2011 16:40

Tensionet mes Egjiptit dhe Izraelit pas vrasjes në kufi të 5 policëve egjiptianë nuk janë shuar.

Sërish mijëra njerëz kanë protestuar në Kajro para ambasades izraelite duke hequr edhe flamurin nga ndërtesa diplomatike.

Forcat speciale, që ndodheshin jashtë ambasadës nuk ndërhyrë kur njëri prej protestuesve hoqi nga ndërtesa flamurin izraelit dhe vendosi atë egjiptian.

Izraeli shprehu keqardhjen për ngjarjen e së enjtes që ndodhi në kufirin mes dy vendeve teksa ushtarët izraelitë po ndiqnin militantët terroristë që sulmuan dy autobusë dhe vranë 8 persona.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak ftoi egjiptin për ngritjen e një komisioni hetimor të përbashkët për hetimin e ngjarjes.

Muajt e fundit marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Izraelit janë tensionuar ndjeshëm, ndryshe nga periudha e regjimit të Mubarakut në Kajro, kur marrëdhëniet ishin të qendrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA