Shpërthime në Tripoli

21/08/2011 13:40

Pak orë pasi Koloneli Muammar Gaddafi tha se kryengritësit ishin eleminuar të gjithë porsi minjtë, u dëgjuan shpërthime të fuqishme në Tripoli, kryeqytetin e Libisë.

Gedafi, duke folur në televizionin shteteror, ku u shfaq dhe i biri Saif Al Islam tha se “populli libian nuk do të lejojë që nafta të shkojë në Francë, të përdoret nga francezët dhe nuk do të lejojë bashkëpunëtorët e saj të qeverisin Libinë. Populli libian nuk do të lejojë Sarkozinë dhe Francën ta drejtojë dhe nuk do të lejojmë hajvanin e gjirit, emirin e Katarit të bëjë të njëjtën gjë”.

Katër shpërthime të fuqishme u dëgjuan mëngjesin e së dielës në Tripoli, pas përleshjeve të armatosura.

Raportohet për të shtëna armësh në zonat në veri dhe lindje të kryeqytetit libian përfshirë edhe lagjen e Taxhuras.

Abdel Hafiz Goga, zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit tha për agjencinë “Reuters” se ekziston një plan i përcaktuar me kryengritësit në Tripoli.

Pas kësaj në mesazhin e tij, Gedafi përgëzoi përkrahësit e tij. Ndërsa i biri, Saif Al Islam përjashtoi dorëzimin. “Ne jemi fitimtarë dhe më të fortë”, tha ai.

Të shtunën rebelët morrën nën kontroll, Zlitanin, 160 km në lindje të Tripolit dhe Zauijan, 40 km në perëndim të kryeqytetit të Libisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA