Plas revolta në Tripoli

21/08/2011 17:35

Në shumë lagje të Tripolit mijëra persona kanë dalë në rrugë për të mbështetur rebelët që ndodhen mjaft pranë qytetit e për të rrëzuar regjimin e Gedafit.

Kështu pohojnë reporterë të huaj që ndodhen në kryeqytetin libian. Sipas tyre ka nisur një revoltë masive, shtyrë edhe nga rrethimi që rebelët i kanë bërë Tripolit.

Ndërkohë, më herët katër shpërthime në lagje të ndryshme tronditën qytetin. Nuk dihet sa është numri i viktimave, ndërkohë që në televizionin shtetëror flitet për martirizim.

Në qarkullim ka zëra se Gedafi ka braktisur Tripolin duke udhëtuar drejt Algjerisë, megjithatë këto pretendime nuk mund të konfirmohen nga ndonjë burim i pavarur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA