Lidhja Arabe dënon sulmet izraelite

21/08/2011 17:00

Lidhur me sulmet e fundit ajrore të forcave izraelite që kanë shkaktuar të paktën 15 viktima në Rripin e Gazas dhe 5 policë egjiptianë në kufirin Izrael-Egjipt, ka reaguar edhe Lidhja Arabe.

Lidhja Arabe dënon rëndë sulmet dhe kërkon ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund sulmeve izraelite.

“Kemi shpërndarë një notë që dënon ofensivën izraelite në Gaza dhe në territorin egjiptian”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil al Arabi gjatë një interviste në Kajro.

Prej disa ditësh Izraeli ka vijuar bombardimin e Gazas si formë reagimi pas sulmeve terroriste të mesjavës që shkaktuan 14 izraelitë të vrarë. Situata është tensionuar mjaft ditët e fundit. Edhe Hamas u tërhoq nga armëpushimi i njëanshëm që kishte vendosur para 2 vjetësh dhe tha se “do të luftonte armikun”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA