
Këto ditë gushti kanë sjellë rritje të çmimeve të fruta-perimeve nga 10-20 lekë për kilogram.
Konsumatorët të cilët furnizohen për një javë në tregun e fruta–perimeve tek ish-uzina Dinamo në kryqytet, për të përfituar çmime disi më të lira, ankohen se po vënë re rritje të çmimeve .
Rritjen e e çmimeve e konfirmojnë edhe vetë tregëtarët të cilët e thonë se janë të detyruar të tregëtojnë prodhime të importuara pasi prodhimet e vendit kanë cilësi të dobët. Por ka të tjerë të cilët thonë se prodhimet e vendit tashmë po pakësohen.
Rritja e çmimeve të fruta-perimeve ka nisur këto ditë dhe pritet të vazhdojë deri në fund të muajit gusht kur besimtarët muslimanë festojnë Ditën e Bajramit të Madh.
Dhe si për cdo festë ndryshe nga vende të tjera, konsumatori shqiptar i pambrojtur nga askush, duhet të përballojë rritjen abuzive të çmimeve.
Top Channel