Një delegacion i OKB-se mbërriti në Siri për të vlerësuar nevojat humanitare, ndërsa forcat e sigurisë vazhdojnë të shtypin protestuesit anti-qeveritarë.
Ata janë lejuar të ndalojnë në të gjitha zonat e trazuara, por analistët janë skeptikë nëse do të jetë e lirë lëvizja e tyre.
Të paktën 40 persona u vranë të premten nga ofensivat e ushtrisë kundër protestuesve që kërkojnë largimin e Assad.
Ndërkohë, forcat opozitare u takuan në Stamboll për të koordinuar lëvizjet e tyre dhe për t’u përgatitur për marrjen e pushteti në rast të largimit të presidentit Assad.
SHBA i kërkoi Assad të largohet nga pushteti dhe i bëri thirrje Rusisë e Kinës të shtojnë presionin ndaj Damaskut. Por Moska vazhdon t’i qendrojë mendimit të saj se Assadit duhet t’i lihet më shumë kohë për të ndërmarrë reformat për demokratizimin e vendit.
Top Channel