Vijojnë luftimet në kryeqytetin libian
20/08/2011 10:30
Kryengritësit libianë kanë luftuar forcat e Gadafit në dy anët e
Tripolit. Luftime janë raportuar në Zavijah – rreth 50 kilometra në
perëndim të kryeqytetit. Përleshje ka pasur edhe në Zlitan, ndërsa
pohimet e rebelëve për marrjen nën kontroll të këtij të fundit, janë
hedhur poshtë nga zyrtarët qeveritarë.
Zëdhënësi i qeverisë, Musa Ibrahim, citohet të ketë thënë se forcat e Gadafit vazhdojnë të jenë në avantazh edhe në Zavijah, edhe në Zlitan.
Në të tjera zhvillime, kryengritësit kanë njoftuar se ish-ndihmësi i lartë i Gadafit, Abdul Salam Jallod, ka dezertuar dhe u është bashkuar rebelëve.
Top Channel