SHBA, OKB dënon sulmin në xhami

20/08/2011 12:20

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë dënuar sulmin vetëvrasës
në xhaminë e Pakistanit, i cili la të paktën 48 të vrarë dhe disa të
plagosur.

Shpërthimi zuri vend në xhaminë e rajonit Kiber, ku qindra besimtarë ishin mbledhur për lutjet e së premtes.

Raportet thonë se sulmuesi duket të ketë qenë një adoleshent, ndonëse nuk ka pasur pranim të menjëhershëm të përgjegjësisë.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se “vrasja e besimtarëve që janë mbledhur për faljen e Xhumasë së Ramazanit, nënvizon brutalitetin e atyre që synojnë civilët”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta