Përçarje mes Vance dhe Rubio për zgjedhjet e ardhshme? ZV.presidenti: Konflikt i krijuar nga mediat, kemi kohë deri në 2028-ën
Duke patur parasysh krizën e borxheve në Europë kancelarja Angela Merkel
është shprehur për një politikë konseguente kursimesh dhe për
kontrollin efektiv të buxheteve kombëtare nga autoritetet e BE.
“Ne kemi nevojë për një ligj evropian që të detyrojë shtetet të respektojnë kriteret e stabilitetit”, tha kancelarja në Hameln në kongresin e Unionit Kristian Demokrat të landit të Saksonisë së Poshtme.
“I nevojshëm është angazhimi i parlamenteve kombëtare, me qëllim që ato të miratojnë buxhetetet e tyre para miratimit në Bruksel. Nëse ato nuk plotësojnë kriteret e paktit të stabilitetit, duhet t’i përmirësojnë”, tha Merkel. Vendosjen e obligacioneve të përbashkëta evropiane, kryetarja e qeverisë gjermane e refuzoi përsëri kategorikisht.
Top Channel