Egjipt-Izrael, rikthehen tensionet

20/08/2011 11:45

Egjipti terhoqi ambasadorin nga Izraeli, si kunderpërgjigje pas vdekjes
se pesë policëve, të cilët u vranë nga trupat izraelite te enjten.

Autoritetet egjiptiane thane se eshte Izraeli pergjegjes si politikisht ashtu dhe ligjerisht duke kerkuar hetime dhe apologji. Eshte hera e pare ne dhjete vjet qe Kajro terheq ambasadorin nga Izraeli.Ngjarja lidhet me sulmin e se enjtes, kur persona te armatosur sulmuan dy autobuse ne afersi te qytetit bregdetar te Eilatit, ku mbeten te vrare tete persona. Autoritetet izraelite premtuan se do te hetojne vrasjen e pese policeve, duke hedhur poshte pretendimet se policet egjiptiane u vrane gjate perndjekes se militanteve palestineze.

Pas sulmit te Eilatit, Izraeli shprehu shqetesime per sigurine ne gadishullin e Sinait dhe tha se militantet palestinez mberriten ne Eilat, pasi hyne ne Egjipt nga Gaza, duke udhetuar prmes shkretetires se Sinait. Te shtunen, permes nje deklarate, Qeveria egjiptiane hodhi poshte se kishte humbur kontrollin e Sinait dhe kerkon ndjesen nga lidershipi izraelit pas deklarat te trishtueshme dhe te nxituara per Egjiptin.

Per Kajron, sulmi eshte nje shkelje e traktatit te paqes, tr arritur mes dy vendeve n vitin 1979. Gjat presidences se Hosni Mubarakut, marredheniet mes dy vendeve kane qene te qendrueshme.Qindra egjiptian protestuan- gjate nates- jashte ambasades izraelite, ne Kajro duke djegur flamurin izraelit dhe duke kerkuar qe ambasadori i Izraelit te debohet nga vendi. Te premten, ne Aleksandri, nje protestues arriti te heqe flamurin e Izraelit nga konsullata e ketij vendi duke e zevendesuar ate me ate egjiptian dhe palestinez.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta