Trofeu TIM, fiton Interi

19/08/2011 00:10

Tre skuadrat me më shumë trofe të Italisë, ashtu si cdo vit u takuan edhe këtë verë për të diskutuar trofeun TIM.

Skuadrat luajtën nga 45 minuta përballë njëra-tjetrës në stadiumin e mbushur plot të San Nikolas në Bari. Takimet u shfrytëzuan nga trajnerët e të trija skuadrave për të testuar gjendjen fiziko-taktike të ekipeve të tyre.

Sfida e parë ishte ajo mes Juventusit dhe Interit. Bardhezinjtë kalojnë të parët në avantazh me blerjen e kësaj vere, Vucinic. Por zikaltërit kundërpërgjigjen me Ranokian duke barazpeshuar rezultatin.

Takimi u mbyll 1-1 dhe ashtu sic parashikohej nga rregullorja e trofeut, skuadrat do t’i drejtoheshin goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë, ku më të saktë u treguan interistët që fituan 7-6. Kjo fitore i dha Interit 2 pikë, ndërsa Juventusit 1 pikë.

45 minutat e dyta zhvillohen mes Juventusit dhe Milanit. Bardhezinjtë fitojnë 2-1 falë golave të Vidal në minutën e 21 dhe të Matrit në sekondat e fundit të takimit, edhe pse Milani kaloi në avantazh që në minutën e 13 me Kasanon.

45 minutat e fundit ishin ato që vendosën fatin e trofeut, kur përballë u vendos Interi me Milanin. Një gol i Militos në minutën e 28 vendosi këtë takim. Interi grumbulloi 5 pikë duke fituar trofeun, Juventusi 4 ndërsa Milani u rendit i treti me 0 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA