Libi, Gheddafi planifikon arratisjen në Tunizi

19/08/2011 15:40

Lideri libian Muammar Gheddafi është duke planifikuar të arratiset me familjen në Tunizi. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”, duke iu referuar NBC.

“Reporteri amerikan, – bën të ditur taboidi gjerman, – e ka marrë lajmin nga burime qeveritare anonime. Gheddafi mundet që në ditët në vijim të lërë vendin me familjen e tij”.

“Gjithashtu, – vazhdon Bild, – vazhdojnë zërat edhe për një largim të tij në Afrikën e Jugut”.

Top Channel