
Keanu Reeves konsiderohet si një nga meshkujt më tërheqës të Hollywood, por kohët e fundit aktori e kishte lënë veten pas dore.
Kur u fotografua në Londër në qershorin e këtij viti, Reeves dukej sikur nuk kishte bërë dush për një kohë të gjatë. Ylli i kinemasë kishte lënë flokë dhe mjekër të gjatë dhe për të plotësuar look-un e tij për të ardhur keq, kishte veshur edhe rroba të ngjashme me ato të njerëzve të pastrehë.
Por, duket se tashmë aktori ka vendosur t’i kthehet një pamjeje normale. Reeves u pa në fillim të kësaj jave në aeroportin e Los Angeles me flokë të shkurtra dhe me pak mjekër.
Keanu Reeves sapo ka përfunduar xhirimet për filmin e tij të ardhshëm ’47 Ronin’, film që do të dalë në fund të vitit 2012.
Top Channel