
Lewis Hamilton, piloti i McLaren Mercedes, është shprehur se është gati për rifillimin e garave fundjavën e ardhshme, pas një muaji pushim në botërorin e Formula 1.
Gara e radhës do të zhvillohet në Belgjikë, në cirkuitin Spa-Frankorchamps.
“Spa është një nga pistat e mia të preferuara. Mezi po pres që të premten të hipi në makinë për të bërë xhirot e para në Belgjikëâ€, theksoi britaniku.
“McLaren ka fituar dy garat e fundit dhe jemi në një pozitë të mirë. Shpresojmë që të përmirësohemi pak më shumë në provat zyrtare të shtunën që të mund të shfrytëzojmë gjendjen e mirë të makinës në garëâ€, shtoi Hamilton.
Gara e Belgjikës do të zhvillohet fundjavën tjetër, nga 26-28 gusht.
Top Channel