
Gazeta austriake, “Der Standart†këto ditë i ka kushtuar një reportazh godinës së Piramidës në Tiranë dhe vendimin për prishjen e saj.
Në këtë shkrim janë pasqyruar reagimet e shumta të shoqërisë civile dhe deri edhe të diplomatëve të huaj kundër shembjes së saj, por aty është përfshirë edhe opinioni i arkitektit austriak Volfang Priks, i cili njihet si fituesi i projektit të ri për parlamentin shqiptar.
Sipas Priks, Piramida është një godinë prehistorike dhe piramidat e vërteta janë në Kajro, prandaj ajo e Tiranës duhet shembur.
Por pas këtij opinioni të arkitektit austriak, ka reaguar kryetari i shoqatës së arkitektëve Artan Shkreli i cili thekson se kjo deklaratë nuk është etike dhe përbën konflikt interesi.
“Një mungesë e plotë etike duke thënë se piramidat i përkasin mijë vjeçarëve të kaluar. Është e turpshme që ai flet teksa ka një konflikt interesi duke treguar se ai mendon vetëm për milionat që do të fitojëâ€, është shprehur Shkreli.
Ai mendon se kjo deklaratë e arkitektit austriak është bërë duke u nisur nga interesat e tij personale, por edhe të qarqeve që janë të interesuara mbi këtë projekt në Shqipëri.
Top Channel