Dallku dhe Januzi fitojnë raundin e parë me Bakajn

19/08/2011 13:20

Vorskla Poltava e dyshes shqiptare, Armend Dallku dhe Ahmed Januzi ka
fituar raundin e parë përballë Dinamos së Bukureshtit, skuadrës së
kuqeziut tjetër, Elis Bakaj.

Por, nëse ky i fundit ka qëndruar gjatë 90 minutave në stol te rumunët, Dallku dhe Januzi e nisën sfidën si titullarë, edhe sepse vlerësohen si dy prej pikave më të forta të ukrainasve. Madje, sulmuesi është rikuperuar në kohë rekord për këtë ndeshje, pasi ka shkëlqyer në dy turet e mëparshme eliminatore me golat e tij.

Vorskla fitoi me rezultatin 2-1, me gola të Krivoshejenkos në të 32-ën dhe Baranik në minutën e 89-të. Goli i vetëm për Dinamon e Bukureshtit u realizua nga Nikulae në të 58-ën, por ajo mund të rezultojë një rrjetë vendimtare në sfidën e kthimit. Januzi qëndroi në fushë 77 minuta, duke u zëvendësuar nga Gromov, ndërsa në të 64-ën, pas një ndërhyrjeje ndaj tij, Grigore i rumunëve u ndëshkua me kartonin e kuq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA