Brad Pitt dhe vajza misterioze

19/08/2011 15:20

Sa herë që shohim foto të Brad Pitt në sheshxhirimin e filmit ‘World War Z’, pranë tij ndodhet gjithmonë një brune misterioze, emri i së cilës nuk dihet ende.

Në teori, kjo gjë është normale sepse vajza merret me përgatitjen e skenave dhe të dy ata po punojnë për një film. Pra, janë thjesht kolegë.

Por, ajo që e bën situatën shqetësuese për Angelina Jolie, bashkëshorten e Brad Pitt, është një precedent. Disa kohë më parë, kur në një foto brunia i kishte futur krahun aktorit, Jolie i pati thënë qartë “rivales” që të rrinte larg burrit të saj.

Tashmë, duket se çështja duhet sqaruar nga fillimi.

Top Channel