BE, shqetësim për Timoshenkon

19/08/2011 14:05

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e gjendjes
shëndetësore të ish-kryeministrës së Ukrainës, Julia Timoshenko. Kjo e
fundit është arrestuar dy javë më parë, nën akuzat për shpërdorim të
detyrës.

Zëdhënësi i BE-së për marrëdhënie me jashtë tha se blloku i ka bërë thirrje Kjevit të sigurojë trajtimin e duhur mjekësor për Timoshenkon.  

“Jemi të shqetësuar me raportet se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Kërkojmë nga autoritetet e Ukrainës të sigurojnë trajtim të pavarur mjekësor. Një gjë e tillë mundëson sqarimin e situatës, çfarë është në interes të gjykatës”, tha zëdhënësi.

Ai tha se Bashkimi Evropian ka kërkuar leje nga autoritetet ukrainase për të vizituar Timoshenkon në burg dhe se të njëjtën kërkesë e përsërit edhe tani.


Përkeqësohet shëndeti i Julia Timoshenkos

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko që po mbahet në burg, nën akuzat për abuzim me pushtetin, ka kërkuar leje për një ekzaminim mjekësor rreth disa simptomave që janë shfaqur kohët e fundit.

Zyrtarët e partisë së saj, thanë se ajo është ndjerë keq në sallën e gjyqit dhe gjyqtari e ka shtyrë gjykimin e saj deri të hënën.

Avokati i Timoshenkos, Juri Sukov, ka kërkuar nga gjykatësi që mjeku privat i Timoshkenos ta kontrollojë atë dhe t’i bëjë analizat, duke thënë se ajo ka “simptoma shqetësuese dhe të cuditshme”.

Oleksandër Turqinov një ndihmës i Timoshenkos, tha se shëndeti i Timoshenkos “është përkeqësuar me shpejtësi”, të mërkurën dhe sipas tij asaj i kanë shpërthyer enët e gjakut në të gjithë trupin.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta