Xavi Hernandez, kapiteni i Barcelonës mbrëmjen e djeshme, sulmoi ashpër Real Madridin pas përfundimit të ndeshjes së kthimit të Superkupës së Spanjës, të fituar 3-2 nga katalanasit.
“Imazhi që jep Real Madridi është për të ardhur keq. Pamjet flasin vetë dhe kjo gjë nuk i shkon një institucioni si Real Madrid. Vetëm godasin me shkelma, kërkojnë konflikte dhe nuk të lënë të luash futboll”, theksoi Xavi për ‘Barcelona Tv’.
“Mund të ndërhysh në mënyrë agresive sepse ky është futboll, por ndërhyrja e Marcelo ndaj Fabregas ishte me qëllim për të dëmtuar. E njëjta gjë mund të thuhet për Pepe. Është për të ardhur keq që nuk ndëshkohen dhe janë pikërisht ata që protestojnë”, shtoi mesfushori spanjoll.
Përsa i përket ndeshjes, Xavi komentoi: “Ndodhi gjithçka. Nuk jemi në formën më të mirë fizike, por gjithsesi mundëm Realin që e kishte përgatitur shumë mirë këtë ndeshje.”
Top Channel